LAJMI I FUNDIT:

Shkalla e papunësisë ende mbetet e lartë

Shkalla e papunësisë ende mbetet e lartë

Ministri i Punës në dorëheqje, Nenad Rashic, tha se gjatë këtij viti kanë ndërmjetësuar në punësimin e rreth shtatë mijë punëkërkuesve. Megjithëkëtë ai pranoi se shkalla e papunësisë vazhdon të mbetet e njëjtë me vitet paraprake, rreth 45 për qind. Në konferencën e fundvitit, Rashic prezantoi të arriturat por edhe sfidat për vitin e ardhshëm.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale edhe gjatë këtij viti ka vazhduar angazhimin për kompletimin e infrastrukturës ligjore, për rritjen e punësimit dhe zbatimin e skemave sociale. Ndër sukseset e këtij viti, ministri në largim Nenad Rashic, përmendi miratimin e ligjit të punës, që do të fillojë të zbatohet nga një janari i vitit të ardhshëm.

Ai pranoi se zbatimi i tij paraqet sfidë mjaft të madhe. “Projektligji i punës është sfidues por ne kemi pasur punë teknike që ta përgatisim dhe ta dorëzojmë në parlament. Instanca më e lartë vendimmarrëse është parlamenti dhe në këtë rast nëse është miratuar atëherë nuk e shoh asnjë pengesë që ai të zbatohet nga një janari”.

Ministri Rashic tha se gjatë këtij viti përmes projektit për punësim të qëndrueshëm, kanë ndërmjetësuar në punësimin e rreth 7 mijë punëkërkuesve. Megjithatë ai pranoi se shkalla e papunësisë vazhdon të mbetet e lartë


Ndryshe, ai theksoi se buxhetin e këtij viti e kanë ekzekutuar në tërësi, sipas planifikimit. Ndërkohë për vitin e ardhshëm ai theksoi se buxheti parashihet të jetë rreth 180 milionë euro. /Rtk/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Al Trade Center
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori