LAJMI I FUNDIT:

Shitjet e telefonave të HTC bien për 50 për qind

Shitjet e telefonave të HTC bien për 50 për qind

HTC raportoi të ardhurat për tremujorin e dytë të vitit me parashikimit e saj tashmë të reduktuara. Të ardhurat për tre muajt deri në qershor të këtij viti kanë rënë për 50,7 për qind nga një vit më parë.

Në fillim të qershorit, HTC kishte ulur parashikimet e saj për shitje, nga udhëzimet e saj më të hershme, duke cituar kërkesën e ulët për modelet e avancuara të telefonave Android dhe shitjet e ngadalshme në Kinë, si faktorët kryesor që kanë ndikuar në këtë rënie.

Rënia vjetore në shitje është përshpejtuar gjatë tremujorit, nga një rënie prej 39 për qind në prill në të ardhurat mbi 60 për qind më të ulëta në qershor.

Si rezultat i shitjeve të ulëta, kompania regjistroi një humbje operative dhe një humbje rekorde neto.


HTC ka thënë më herët se planifikon të zgjerohet në lloje të tjera të pajisjeve më të lira, për të kompensuar rënien në shitjen e telefonave të saj të mençur. (Telegrafi)