LAJMI I FUNDIT:

Shitja e SharrCemit e rregullt

Shitja e SharrCemit e rregullt

Shitja e fabrikës së çimentos SharrCem në Han të Elezit pa tender, është plotësisht në përputhje me kontratën mbi komercializim, është thënë pas mbledhjes së bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Sipas bordit, vitin e ardhshëm synohet privatizimi i Brezovicës.

Reagimet për shitjen pa tender të SharrCemit si nga shoqëria civile ashtu edhe nga kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, nuk i kanë shqetësuar anëtarët e bordit të AKP-së. Ata u shprehën të bindur se kanë bërë atë çka parashihej në kontratën mbi komercializim.

Kryetari i Bordit Dino Asanaj, tha se kanë qenë të detyruar të respektojnë kontratën ndërkombëtare.“Ligji është shumë I qartë dhe ne si shtet I ri duhet treguar se ne I respektojmë kontratat, I respektojmë ligjet ndërkombëtare, e respektojmë ligjin për investitorë të huaj”, theksoi Asanaj.

Sipas tij, synim i AKP-së vitin e ardhshëm është privatizimi i Brezovicës, ku për këtë qëllim do të mbahet një konferencë ndërkombëtare për investitorë.


Bordi i AKP-së njoftoi se nga privatizimi deri tani janë mbledhur mbi 500 milionë euro. /Telegrafi/