LAJMI I FUNDIT:

Shitet shtëpia më e ngushtë në New York

Shitet shtëpia më e ngushtë në New York

Shtëpia më e ngushtë në New York është shitur për 2.1 milionë dollarë. Objekti i ulët, i punuar nga tullat e kuqe, me fasadë të gjerë vetëm 3 metra, është ndërtuar në vitin 1873, në Grinch Village, në një hapësirë që shfrytëzohej si shteg kalimi në mes të dy ndërtesave.

Shtëpia dykatëshe ka dy dhoma gjumi dhe dy banja, ndërsa për herë të fundit ishte shitur në vitin 2000 për një shumë prej 1.6 milionë dollarësh.

Në fasadën e shtëpisë ndodhet një mbishkrim, ku bëhet e ditur se aty kishte jetuar dikur poetja Edna Sent Vinsent Milley dhe antropologia Margaret Mid. /Telegrafi/