LAJMI I FUNDIT:

Shiten për 3 milionë euro edhe 9 ndërmarrje

Shiten për 3 milionë euro edhe 9 ndërmarrje

Gjithsej 9 Ndërmarrje të Reja ishin në dispozicion për shitje. Të gjitha këto Ndërmarrje të Reja ishin në shitje përmes Spinofit të Rregullt.

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të valës 36 të privatizimit, shpalli ofertuesit e përkohshëm fitues të Ndërmarrjeve të Reja të shitura përmes Spinofit të Rregullt.

Ofertat u pranuan në zyrat qendrore të AKP-së në Prishtinë nga ora 10:00 deri në ora 12:00.

Ofertat janë hapur dhe rezultatet janë shpallur në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, nga ora 13:00 deri në ora 15:00.


" Gjithsej janë pranuar 34 oferta. Për Ndërmarrjen e Re Kooperativa Bujqësore Turiqevci SH.P.K. dhe Ndërmarrjen e Re Bujqësia Tokë Bujqësore Sverkë SH.P.K. 2 ka pasur vetëm nga një ofertë dhe Bordi i Drejtorëve të AKP do të vendos nëse do të vazhdohet me privatizimin e tyre apo nëse këto ndërmarrje do të ri-tenderohen. Për Ndërmarrjen e Re Koritniku – Shitorja Kryshevë SH.P.K. janë pranuar vetëm dy oferta, dhe edhe në këtë rast i mbetet Bordit të Drejtorëve të AKP të vendosë nëse kjo ndërmarrje do të privatizohet apo nëse do të ritenderohet", thuhet ne komunikaten e AKP. /telegrafi/