LAJMI I FUNDIT:

Shërbimet stomatologjike me standarde botërore ofrohen edhe në Kosovë

Shërbimet stomatologjike me standarde botërore ofrohen edhe në Kosovë

Intervistë me stomatologun e suksesshëm nga Prizreni, dr. Shenoll Kaçamak.

Shkrirja e kufirit ndërmjet shkencës dhe artit ka qenë një synim i hershëm i dr. Shenoll Kaçamakut, të cilën e ka jetësuar në saje të ushtrimit të profesionit të dentistit.


Duke qenë i përkushtuar ndaj punës në këtë lëmi, me një dozë të konsiderueshme zilie edhe për stomatologët më të mirë botërorë, ai ka arritur që të bashkojë një ekip të profesionistëve, të cilët sot funksionojnë në kuadër të klinikës stomatologjike “Dent Estetik”, me seli në Prizren.

Nami që ka krijuar kjo klinikë me shërbimet për shëndetin oral dhe estetikën e fytyrës ka shtyrë Telegrafin që të vizitojë Prizrenin dhe të realizojë intervistën me stomatologun e suksesshëm.

Cili ka qenë motivimi juaj për t’u bërë dentist dhe çka ju tërheq më së shumti në këtë profesion?

Që prej fëmijërisë kam qenë person me duar të shkathëta dhe ëndrra ime më e madhe ka qenë që të bëhem doktor. Para fillimit të studimeve universitare fillova hulumtimin mbi profesionet. Duke e parë që stomatologjia është profesioni që bashkon shkencën me artin, vendosa që të bëhem dentist. Pra në këtë profesion më pëlqen shkrirja e kufirit mes shkencës dhe artit.

Pse është i rëndësishëm shëndeti oral?

Shëndeti oral është i rëndësishëm, pasi që dhëmbët dhe mishrat e pashëndetshme ndikojnë jo vetëm në shëndetin e gojës, por edhe në shëndetin e organeve të tjera në trupin e njeriut. Njerëzit me dhëmbë të sëmurë rrezikohen edhe nga sëmundjet tjera. Në veçanti, artriti reumatoid, sëmundjet e veshkave dhe infeksionet e valvuleve të zemrës lidhen drejtpërdrejt me shëndetin oral. Ne, si klinikë i kushtojmë rëndësi të madhe stomatologjisë preventive. Rregullisht ofrojmë trajnime për shëndetin dentar në kopshte dhe shkolla fillore pasi kujdesi për dhëmbët duhet të mësohet nga mosha e re.

Çfarë ju dallon juve nga dentistët përkatësisht klinikat tjera në rajon?

Elementet që e dallojnë klinikën tonë nga klinikat tjera, fillimisht ka të bëj me ekipin tonë, që përbëhet nga stomatologët profesionistë të diplomuar në universitetet më prestigjioze të Turqisë, pastaj përdorimi i pajisjeve teknologjike të standardeve botërore, arkitektura e klinikës tonë, dhoma e veçantë e sterilizimit dhe studioja e fotografimit, sikurse edhe përdorimi i materialeve më cilësore botërore, sistemi i rezervimit të terminëve, softueri i posaçëm për përcjelljen e shëndetit oral të pacientëve tanë, sistemi digjital i radiografisë dhe më e rëndësishmja, ofrimi i të gjitha këtyre shërbimeve nën një kulm. Shkurt, me ekipin tonë të profesionistëve ofrojmë shërim për çdo problem për pacientët e çdo moshe.

Cilat janë veçoritë kryesore të klinikës dentare “Dent Estetik” në Prizren?

Veçoritë kryesore të klinikës tonë dentare pos ekipit profesionist dhe pajisjeve e materialeve cilësore me standarde botërore janë edhe shërbimet cilësore dhe ambienti i ngrohtë e miqësor. Për këtë arsye dhëmbët tuaja janë në duar të sigurta.

A mund të na tregoni filozofinë tuaj dentare?

Për mua, stomatologjia është një nga profesionet më të vështira. Për shkak të teknologjive të reja dhe ndryshimit të sistemeve të trajtimit është shumë e nevojshme ndjekja e trendëve dhe pjesëmarrja në trajnime. Për këtë arsye edhe i kushtoj rëndësi të madhe edukimit. Gjatë 10 viteve të fundit kam marrë rreth 50 certifikata. Prej këtyre më të rëndësishmet janë trajnimet për DSD (Digital Smile Design – Dizejnimi digjital i buzëqeshjes) nga dentistët estetikë më të njohur në botë si Cristian Coachman dhe Livio Yoshinaga, me nënshkrimet e të cilëve kam marrë për herë të parë për Kosovëtitullin DSD anëtar i ekipit.

Cilat shërbime i konsideroni si specialitete të klinikës tuaj?

Në klinikën tonë ofrojmë të gjitha shërbimet e trajtimit që lidhen me shëndetin dentar dhe oral:

▪ Stomatologji estetike
▪ Kirurgji orale, të dhëmbëve dhe nofullës
▪ Implantologji
▪ Endodoncia (trajtimi i kanalit dhe mbushjet estetike)
▪ Pedodontria (stomatologji e fëmijëve)
▪ Protezat
▪ Ortodoncia (korrigjimi i dhëmbëve)

Trajtimet në ortodonci kryhen nga Dr. Canan Rada. Ajo në këtë fushë ka ndjekur trajnimet e ortodontëve të njohur botërorë, si Anderson Mamede dhe Saulo Gribel.

Ndërsa unë merrem më së shumti me restaurimet estetike dhe trajtimet kirurgjike. Të gjitha trajtimet estetike i bëj duke përdorur sistemin DSD. Realizoj fotografitë profesionale të pacientëve tanë dhe në mjedisin kompjuterik i krijoj dhëmbët më të përshtatshëm dhe më estetikë dhe i transferojë ato në gojën e pacientit me sistem lëvizës 3D dhe pacienti mund ta shohë gjendjen përfundimtare pa filluar trajtimin. Kjo për pacientët është një lehtësim i madh. Por për informata më të detajuara mund ta vizitoni ueb faqen tonë http://www.dentestetik.me/ apo të na kontaktoni me telefon në numrin: + 377 (0)44 683 020.

Së shpejti do të nisni edhe shërbimin e mezoterapisë në klinikën tuaj. A mund të na tregoni më shumë për këtë?

Freskimi i dukjes së fytyrës pa operacion kirurgjik është duke fituar vend të rëndësishëm. Zbutja e shenjave të plakjes, dhënia e një pamjeje më të re dhe më të shtrënguar për lëkurën, sikurse rikthimi i vëllimit të humbur të fytyrës, janë procedura që po gjejnë zbatim me efikasitet, gjithnjë e më shumë në kohën bashkëkohore. Duke qenë se estetika e dhëmbëve ndërlidhet me estetikën e fytyrës kemi nisur ti ofrojmë edhe këto shërbime. Procedurat që zbatohen për estetikën e fytyrës në Dent Estetik janë: Mezoterapia; Botoksi dhe Injektimet. Për këto shërbime Dr. Sırma Biludagi ka mbaruar studimet në Qipro.

Cilat janë qëllimet e juaja afatgjate në këtë profesion?

Qëllimet afatgjate tona janë vazhdimi i sukseseve të klinikës “Dent Estetik” duke investuar gjithnjë në edukimin tonë ashtu që të jemi njëra nga klinikat me shërbimet më cilësore në Prizren dhe Kosovë.

Dhe në fund, dr. Shenoll a mund të na tregoni çelësin e suksesit tuaj?

Sipas meje përgjigja në këtë pyetje është dashuria që kam ndaj punës dhe zilia për stomatologët më të mirë botërorë. Për këtë arsye vazhdimisht marrim pjesë në trajnime, ashtu që të mund ti realizojmë trajtimet që ata i bëjnë. Me këtë rast konsideroj se kam vërtetuar që edhe në Kosovë mund të ofrohen shërbimet stomatologjike të standardeve botërore. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori