LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska me letër deri tek anëtarët e NATO-s: Kërkojmë mbështetjen tuaj për Maqedoninë

Sheqerinska me letër deri tek anëtarët e NATO-s: Kërkojmë mbështetjen tuaj për Maqedoninë

Pas arritjes së marrëveshjes me Greqinë, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska ka dërguar një letër ministrave të mbrojtjes të 29 vendeve anëtare të NATO-s, në të cilën u kërkon atyre mbështetje për Maqedoninë në Samitin e NATO-s në korrik, për të marrë një ftesë për anëtarësim në NATO . Me disa prej tyre, Sheqerinska gjithashtu kishte biseda telefonike, në të cilat u dërguan urime për marrëveshjen e arritur dhe shprehën mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Hyrja e Maqedonisë në NATO do të konsolidojë demokracinë në rajon, do të forcojë stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe do të jetë një shembull pozitiv për Ballkanin Perëndimor, thuhet në letër. Ministrja kujton se Maqedonia ka bërë hapa të mëdha në përputhje me rekomandimet e Samitit të NATO-s në Varshavë në përmirësimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe ndëretnike në sundimin e ligjit, lirinë e medias, zgjedhjet e besueshme dhe pavarësinë e gjyqësorit. Puna në këto reforma do të vazhdojë, thotë Sheqerinska. Si shembull i promovimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, ministrja vuri në dukje tejkalimin e dallimeve dhe partneritetit me Bullgarinë dhe shtoi:

“Ajo qasje u përsërit me zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë dhe jemi të bindur se partneriteti jon me Athinën në vitet e ardhshme do të përmirësohet”, tha Sheqerinska. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori