Me rastin e shënimit të tetëvjetorit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, është thënë se vetëm një gjykatë e paanshme mund ta gëzojë besimin e palëve dhe qytetarëve.
Shefi i shtetit, Hashim Thaçi, ka thënë se zbatimi i Kushtetutës është qenësor për shtetin e Kosovës dhe se Gjykata Kushtetuese duhet të vazhdojë të mbrojë rendin kushtetues.
Sipas tij, ky institucion gjatë tetë viteve të punës së saj, ka treguar se është plotësisht e pavarur në kryerjen e përgjegjësive të saja në mbrojtje të kushtetueshmërisë.
“Funksionimi dhe efikasiteti i Gjykatës Kushtetuese duhet të merret si model i funksionimit të gjyqësorit në vendin tonë dhe në nivelet tjera të gjyqësorit. Sot derisa po festojmë tetëvjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese dua të ceku edhe dekretimin e djeshëm të 40 gjyqtarëve dhe të 13 prokurorëve nga komunitetet jo shumicë të Kosovës. Kjo ngjarje shënon konsolidimin dhe forcimin e sovranitetit të Kosovës dhe avancimin e implementimit të të gjitha marrëveshjeve të dala nga dialogu i Brukselit”, ka thënë Thaçi.
Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka bërë punë të jashtëzakonshme gjatë tetë viteve të themelimit të saj dhe për pak vite ka arritur që të tjerëve iu janë nevojitur dekada të tëra.
Sipas tij, një meritë të veçantë të veçantë e ka Gjykata jonë Kushtetuese në një demokraci parlamentare dhe liberale siç është Kosova, njësia kushtetuese sipas tij, është vendimtare për stabilitetin institucional dhe politik të vendit.
“Gjykata Kushtetuese e Kosovës ia ka dalë me shumë sukses ta përmbushë këtë rol dhe kjo është arsyeja që ajo sot gëzon besimin e qytetarëve”, ka shtuar Veseli.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur se qeveria që ai drejton do të ndihmojë Gjykatën Kushtetuese që të mbrojë normat e saja kushtetuese.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës do të jetë në dispozicion që brenda kuadrit kushtetuese të ndihmojë Gjykatën në rrugëtimin e saj që të mbrojë normat e saja kushtetuese./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri