LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Thesari do të fillojë të shesë aksionet e Citigroup

SHBA: Thesari do të fillojë të shesë aksionet e Citigroup

Departamenti amerikan i Thesarit do të fillojë të shesë rreth një të tretën e aksioneve të kompanisë Citygroup vitin e ardhshëm. Departamenti i Thesarit mori aksione me vlerën e 7,7 miliardë dollarëve në shkëmbim të një huaje prej 25 miliardë dollarësh që e ndihmoi Citigup-in, kur ishte në gjendje të vështirë gjatë krizës ekonomike vjeshtën e 2008-ës.

Në një deklaratë të publikuar sot në faqen e internetit të Departamentit të Thesarit, zyrtarët thonë se koha e shitjes së aksioneve do të varet nga "kushtet e tregut", në mënyrë që të nxirren fitimet më të mira të mundshme për taksapaguesit amerikanë.

Citigrup-i e ka shlyer tashmë një hua prej 20 miliard dollarësh.

Në një raport tjetër qeveritar thuhet se shpenzimet e konsumatorëve në SHBA u rritën vetëm me 0,3 për qind në muajin shkurt. Të dhënat e reja të Departamentit të Tregtisë tregojnë se është muaji i pestë që shpenzimet e konsumatorëve rriten.


Ekonomistët i ndjekin me shumë vëmendje shpenzimet e konsumatorëve, sepse kërkesa e konsumatorëve vë në lëvizje rreth 70 për qind të të gjithë aktivitetit ekonomik të Shteteve të Bashkuara./woa/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
Kalo në kategori