LAJMI I FUNDIT:

SHBA-të vendosin super hekurudhë të shpejtë

SHBA-të vendosin super hekurudhë të shpejtë

Uashingtoni dërgoi oferta urgjente preliminare që me shtetet federale amerikane të konfirmojë nëse ekziton interesim për vendosjen e super hekurudhës së shpejtë në kuadër të programit shtetëror për shpëtimin e ekonomisë.

Ministria e Komunikacionit i bëri të ditur kahjet kryesore të projektit në vlerë prej tetë miliardë dollarë, në kuadër të planit për jetësimin e ekonomisë, të vërtetuar në shkurt, si dhe një miliardë dollarë shtesë nga buxheti federal për periudhën prej pesë vitesh.

Shtetet e interesuara duhet të konkurojnë për marrjen e parave federale me atë se një pjesë e projektit duhet që vet ta financojnë.

Ofertat preliminare duhet të parashtrohen më së voni deri më 10 korrik, lajmëroi Ministria amerikane e Komunikacionit.


Vlerësimet do të jenë në bazë të numrit të vendeve të punës që do të happen, veçmas në ato pjesë të vendit, ku papunësia është e lartë./