LAJMI I FUNDIT:

SHBA, të shtëna në një qendër tregtare, gjashtë të plagosur

SHBA, të shtëna në një qendër tregtare, gjashtë të plagosur

Gjashtë persona raportohen të plagosur në gjendje të rëndë, ndërsa një agresor është qëlluar nga policia, pas ngjarjes së radhës me të shtëna armësh në një qendër tregtare të hapur në jugperëndim të Houstonit, në SHBA.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të dhunshme të ndodhur në supermarketin “Randalls” të qendrës tregtare “Weslayan” në Bissonnet.


Menjëherë pasi policia konfirmoi të shtënat, urdhëroi krijimin e një strehe të sigurt për të pranishmit, ndërsa tashmë është konfirmuar edhe plagosja e agresorit nga një prej oficerëve në detyrë.

Mbi gjendjen e tij ende nuk bëhet e ditur gjë. Trafiku për në “Weslayan” është bllokuar, pasi oficerë të shumtë kanë nisur hetimet në vendngjarje. Ndërkohë, një qendër e improvizuar për dhënien e ndihmës së shpejtë është ngritur në të.

Veç oficerëve të rendit, në vendngjarje është thirrur edhe një skuadër e çmontimit të bombave, pasi një automjet i dyshimtë është pikasur atje. Agresori, i cili ka nisur të veprojë rreth orës 6:30 të mëngjesit, përshkruhet të jetë një person me ngjyrë dhe me një pistoletë në dorë.

“Morëm telefonatën në orën 6:29 dhe na u tha se kishte të shtëna në dyqanin ‘Petco’, e menjëherë në vendngjarje u nisën ekipet e para të oficerëve, ndërsa të shtënat vijuan edhe në parking”.

“Aktualisht kemi rreth 20 automjete të ndihmës së shpejtë. Nuk e dimë sesa të plagosur apo viktima kemi për momentin, por të gjithë ata janë transportuar menjëherë për në spitalet lokale.

Sigurisht nga informacionet e para na është thënë se pritet të kemi viktima”, shkroi në “Twitter” policia e Houstonit. Në vendngjarje shkuan edhe një sërë automjetesh emergjencash. Oficerët thuhet se janë fokusuar kryesisht në asgjësimin e agresorit, i cili ishte fshehur pas disa pemëve dhe vijonte të hapte zjarr ndaj automjeteve përreth.

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori