Sekretari amerikan i Thesarit, Tim Geithner, rishpalli edhe një herë besimin e vet te rëndësia e një dollari të fortë dje, në prag të një vizite disaditore të Presidentit Barak Obama në Azi. "Unë besoj se është me të vërtetë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara, për shëndetin ekonomik të SHBA-së, që ne të mbajmë një dollar të fortë", tha Geithner para gazetarëve në Tokio.
Washington, 13 nëntor – Sekretari amerikan i Thesarit, Tim Geithner, rishpalli edhe një herë besimin e vet te rëndësia e një dollari të fortë dje, në prag të një vizite disaditore të Presidentit Barak Obama në Azi.
"Unë besoj se është me të vërtetë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara, për shëndetin ekonomik të SHBA-së, që ne të mbajmë një dollar të fortë", tha Geithner para gazetarëve në Tokio.
Ndërkohë, dollari dje zbriti në nivelin e vet më të ulët në 15 muaj përballë monedhave kryesore të botës, duke shtuar pikëpyetjet mbi të ardhmen e valutës amerikane si monedha qendrore e ekonomisë botërore.
"Ne kemi përgjegjësi të veçantë dhe do të punojmë të sigurojmë që politikat e zbatuara në Shtetet e Bashkuara do të garantojnë besimin e investitorëve të të gjithë botës mbi dollarin", tha ai. Geithner premtoi gjithashtu se pasi ekonomia amerikane të rimëkëmbet, qeveria do të rikthehet te "bilanci i qëndrueshëm fiskal". Zyrtari amerikan po fliste në Tokio përballë disa udhëheqësve të rëndësishëm aziatikë.
Yuji Saito, kreu i këmbimit valutor i bankës "Social Generale" në Tokio, komentoi se premtimet e Geithner nuk po pasohen nga veprime konkrete për të ndaluar rënien e dollarit, ndërsa sjellja e amerikanëve duket sikur e bën të pranueshëm vlerën aktuale të kësaj monedhe. Dollari i dobët i bën eksportet amerikane më tërheqëse. Ndërkohë, shumë monedha aziatike janë forcuar gjatë kohëve të fundit përballë dollarit.
Në përpjekje për të shmangur forcimet e mëtejshme të monedhave kombëtare, disa banka qendrore aziatike kanë blerë dollarë në treg. Ministri tajlandez i Financave deklaroi dje se vendi i tij ka blerë rreth 15 miliardë dollarë këtë vit në përpjekje për të mbështetur dollarin.
Ai shtoi se dobësia e mëtejshme e renminbit të Kinës mund të shtyjë edhe banka të tjera të rajonit të blejnë dollarë. Euro kushtoi mbi 1.5 dollarë gjatë ditëve të fundit, një kuotë kjo e paparë që prej 15 muajsh.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport
Për një muaj Albafone u bë një kompani globale
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online
"Më shtrenjtë se në Amerikë", qytetarët ankohen për çmimet e produkteve ushqimore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve