LAJMI I FUNDIT:

SHBA njofton tjetër ndihmë ushtarake të fuqishme – Ukraina thotë se aeroplanët luftarakë mund të arrijnë deri në fund të vitit

SHBA njofton tjetër ndihmë ushtarake të fuqishme – Ukraina thotë se aeroplanët luftarakë mund të arrijnë deri në fund të vitit

SHBA ka zbuluar një tjetër paketë mbështetjeje për Ukrainën, me vlerë deri në 500 milionë dollarë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, paketa do të përfshijë automjete luftarake Bradley, transportues të blinduar të personelit Stryker dhe municione për sistemet raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë (HIMARS), tha Pentagoni në një deklaratë.

Paketa është një shfaqje e mbështetjes për Kievin pasi Moska po merret me pasojat e një rebelimi nga luftëtarët mercenar.


SHBA ka qenë ofruesi më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën, duke dhënë dhjetëra miliarda dollarë që nga fillimi i luftës.

Putin thotë se Rusia shpenzoi 1 miliard dollarë për një vit për mercenarët e “Wagner”
Lexo po ashtu Putin thotë se Rusia shpenzoi 1 miliard dollarë për një vit për mercenarët e “Wagner”

Ndërkohë Ukraina thotë se është ‘absolutisht realiste’ se mund të ketë aeroplanë luftarakë deri në fund të vitit.

Një ndihmës i lartë i presidentit ukrainas ka shprehur besimin se vendi i tij do të marrë aeroplanë luftarakë F-16 të prodhuar nga SHBA-ja në muajt e ardhshëm.

Andriy Yermak, kreu i stafit presidencial të Ukrainës, u tha gazetarëve: “Unë besoj se është absolutisht realiste që Ukraina të fillojë të marrë aeroplanë deri në fund të vitit”.

Yermark tha se aleatët e Ukrainës janë “gati për të ofruar” aeroplanët – por aktualisht ka disa “çështje teknike”.

Ndërsa ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov tha më parë se ai priste që pilotët ukrainas të fillonin stërvitjen me aeroplanët luftarakë në korrik të këtij viti.

Danimarka dhe Holanda kanë thënë gjithashtu se do të jenë të gatshme të trajnojnë pilotët ukrainas në aeroplanë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga një, Trump po e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare

Një nga një, Trump po e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare

Botë
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori