LAJMI I FUNDIT:

Putin thotë se Rusia shpenzoi 1 miliard dollarë për një vit për mercenarët e “Wagner”

Putin thotë se Rusia shpenzoi 1 miliard dollarë për një vit për mercenarët e “Wagner”

Në disa nga komentet e tij të fundit, presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se grupi mercenar Wagner financohej tërësisht nga shteti rus.

Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, kjo mund të jetë një surprizë për disa, duke pasur parasysh se Rusia ka mohuar vazhdimisht përfshirjen me grupin dhe këmbëngul se ai nuk ekziston ligjërisht sepse kontraktorët privatë ushtarakë nuk janë të ligjshëm në Rusi.


Madje, siç vë në pah Sky News, presidenti rus tha se shteti shpenzoi 86 miliardë rubla (rreth 1 miliard dollarë) për mercenarët e Wagner midis majit 2022 dhe majit të këtij viti.

Putin ua ofron tri opsione mercenarëve të Wagner që morën pjesë në "kryengritjen" në Rusi
Lexo po ashtu Putin ua ofron tri opsione mercenarëve të Wagner që morën pjesë në "kryengritjen" në Rusi

Putin shtoi se shefi i grupit, Yevgeny Prigozhin, fitoi pothuajse po aq shumë gjatë të njëjtës periudhë nga biznesi i tij i ushqimit dhe hotelerisë.

Si erdhi deri te armiqësia ndërmjet forcave mercenare Wagner dhe ushtrisë ruse
Lexo po ashtu Si erdhi deri te armiqësia ndërmjet forcave mercenare Wagner dhe ushtrisë ruse

Grupi privat mercenar ka luftuar në Ukrainë në emër të Rusisë, por është i ndarë nga forcat ruse të udhëhequra nga Ministria e saj e Mbrojtjes.

Prigozhin kishte bërë vazhdimisht akuza se trupat e tij nuk ishin pajisur me furnizime dhe municione të mjaftueshme nga shteti rus, dhe më pas pësuan më shumë humbje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë anijen ruse Kovrovets

Ukrainasit shkatërrojnë anijen ruse Kovrovets

Evropa
Kalo në kategori