LAJMI I FUNDIT:

SHBA mendojnë për krijimin e G4

SHBA mendojnë për krijimin e G4

Shtetet e Bashkuara po mendojnë për krijimin e një tjetër grupi të përberë nga 4 vende për të zëvendësuar G7-ën fuqia e të cilit ra nga samiti i vendeve të G20 që u zhvillua në Pitsburg.

Grupi i ri, sipas mediave ndërkombëtare, do të përfshijë Eurozonën, Japoninë dhe Kinën.

Ideja e SHBA, që ishin edhe promotori i zgjerimit të funksioneve të G20, synon të sigurojë një të ardhme në klubin e vendeve me të avancuara.

Mendimi i Uashingtonit vjen pas paralajmërimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, se grupi i vendeve te G7 po shkon drejt fundit të ekzistencës. /Telegrafi/tch/