LAJMI I FUNDIT:

SHBA i kërkon Iranit të ndalojë shitjen e dronëve Rusisë

SHBA i kërkon Iranit të ndalojë shitjen e dronëve Rusisë

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar iranianëve që të ndalojnë së furnizuari me dronë rusët në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Kjo është raportuar nga Financial Times duke iu referuar zyrtarëve amerikanë dhe iranianë.

Uashingtoni po i kërkon Teheranit që të ndalojë së furnizuari Moskën jo vetëm me dronë, por edhe me pjesë të kësaj fluturake.


Zyrtari shtoi se Teherani – i cili zyrtarisht mohon se dronët e tyre po përdoren në Ukrainë – i kishte kërkuar vazhdimisht Moskës që të ndalonte vendosjen e tyre në konflikt, por Uashingtoni donte “hapa më konkret”.

Një shkëmbim i suksesshëm i të burgosurve dhe çdo marrëveshje jozyrtare shtesë do të shënonte përparimin e parë të presidentit amerikan, Joe Biden në Iran pas më shumë se dy vjet bisedimesh të tërthorta me regjimin, ku lideri amerikan ka kërkuar të ringjallë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 të nënshkruar nga Teherani me fuqitë botërore dhe të lehtësojë tensionet në Lindjen e Mesme.

Negociatorët shpresojnë se bisedimet indirekte do të bëjnë që të dyja palët të bien dakord për masat përshkallëzuese.

CNN publikon videon e sulmit eksperimental me dron të ukrainasve në urën e Krimesë
Lexo po ashtu CNN publikon videon e sulmit eksperimental me dron të ukrainasve në urën e Krimesë

Për Iranin, kjo do të nënkuptojë që të mos pasuronte uraniumin mbi 60 për qind, të përmirësohet bashkëpunimi me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe të zotohet se nuk do të synojë tokat amerikane, tha zyrtari iranian dhe një person tjetër i informuar mbi bisedimet.

Në këmbim, Uashingtoni do të përmbahet nga vendosja e sanksioneve të reja në disa fusha, me përjashtim të atyre që përfshijnë të drejtat e njeriut, dhe nuk do të kontrollojë rreptësishtë sanksionet tashmë të vendosura për shitjen e naftës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Kalo në kategori