LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja dhe BE-ja bëjnë thirrje për zgjedhje të lira në Shqipëri

SHBA-ja dhe BE-ja bëjnë thirrje për zgjedhje të lira në Shqipëri

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, e cila doli për të parë nga afër funksionimin e pajisjes së identifikimit biometrik të votuesve, nga Shkodra u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të votojnë të lirë jashtë çdo ndërhyrjeje.

Ajo theksoi se SHBA-ja inkurajon qytetarët shqiptarë që të ushtrojnë në mënyrë të lirë vullnetin e tyre përmes votës.

“SHBA-ja nuk mbështet një parti politike apo një kandidat të caktuar politik, por ne mbështesim të drejtën e qytetarëve për të votuar. Shpresojmë që çdo qytetar shqiptar të ketë mundësinë që të shkojë të votojë i lirë dhe larg çdo ndërhyrjeje. Kjo është dita juaj”, tha ambasadorja Yuri Kim.


Edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca i është drejtuar qytetarëve shqiptarë mëngjesin e së dielës ku ju kërkoi të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.

“Më 25 prill është fuqia juaj demokratike për të hedhur votën të lirë dhe me integritet. Kjo është mënyra se si ju tregoni se kujdeseni për komunitetin, familjen dhe të ardhmen. Kjo votë është juaja, askush nuk mund ta marrë prej jush. BE-ja qëndron përkrah Shqipërisë në ditën e zgjedhjeve. Ti vendos!”, shkruan Soreca.

Në zgjedhjet e 25 prillit, të drejtë vote kanë 3.6 milionë qytetarë. Zgjedhjet e fundit parlamentare që janë mbajtur në Shqipëri, ishin ato të vitit 2017, ku është regjistruar edhe pjesëmarrja më e ulët historike në zgjedhjet për Kuvendin që nga viti 1991, me 46.76% e qytetarëve që kanë marrë pjesë në këtë proces.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori