LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja me buxhet rekord për ushtrinë, por Ukraina do të marrë 200 herë më pak se sa kërkoi Biden nga Kongresi

SHBA-ja me buxhet rekord për ushtrinë, por Ukraina do të marrë 200 herë më pak se sa kërkoi Biden nga Kongresi

Presidenti amerikan, Joe Biden nënshkroi Aktin e Politikës së Mbrojtjes së SHBA-së, i cili autorizon një rekord prej 886 miliardë dollarësh për ushtrinë dhe masa të tilla si ndihma për Ukrainën.

Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare, ose NDAA, javën e kaluar e miratoi Kongresi amerikan.

Senati i mbizotëruar nga Partia Demokratike e miratoi projektligjin me një shumicë dërrmuese prej 87 kundër 13, ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve votoi 310 kundër 118 pro, raporton ukinform.


Projektligji përfshin gjithçka, nga rritja e pagave për personelin ushtarak dhe blerja e luftanijeve dhe aeroplanëve deri te politikat për të mbështetur partnerët e huaj, si Tajvani.

Drafti prej 3100 faqesh kërkon një rritje të pagave prej 5.2 për qind për anëtarët e ushtrisë dhe një rritje afërsisht tre për qind të buxhetit të mbrojtjes kombëtare në 886 miliardë dollarë.

Ukrainasit rrëzuan tre aeroplanë bombardues rusë
Lexo po ashtu Ukrainasit rrëzuan tre aeroplanë bombardues rusë

Projektligji shtrin ndihmën për Ukrainën, Iniciativën e Sigurisë së Ukrainës deri në fund të vitit 2026, duke autorizuar 300 milionë dollarë për vitin fiskal që përfundon më 30 shtator të vitit 2024.

Megjithatë, kjo shumë është shumë më pak se 61 miliardë dollarë që lideri amerikan kërkoi nga Kongresi për të ndihmuar Kievin.

Republikanët kanë refuzuar të miratojnë ndihmën për Ukrainën nëse demokratët nuk bien dakord për të shtrënguar ndjeshëm ligjet e imigracionit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Botë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Kalo në kategori