LAJMI I FUNDIT:

SHBA, bankave u duhen 75 mld $

SHBA, bankave u duhen  75 mld $

Sipas një analize shtetërore, dhjetë nga 19 bankat më të mëdha në SHBA duhet të rrisin kapitalin e tyre me gjithsej 75 miliardë dollarë, në mënyrë që të përgatiten kundër ndonjë lloj ashpërsimi të mundshëm të krizës ekonomike dhe financiare.

Ekspertët kishin llogaritur nevoitjen e deri rreth 200 milionë dollarëve.

Sipas një raporti të publikuar në Washington, ka dalë se vetëm Bank of Amerika ka nevojë për rreth 33,9 miliardë dollarë.

Edhe Citigroup, Morgan Stanley dhe Wells Fargo kanë nëvojë për kapital.


Ministri amerikan i financave Timothy Geithner, e quajti raportin shpresëdhënës duke shtuar, se ai është i sigurtë se bankat do të mund t`i plotësojnë nevojat për kapital, pa ndihmën e shtetit. /bbc/