LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Android lider i tregut, iPhone telefoni më i përdorur

SHBA: Android lider i tregut, iPhone telefoni më i përdorur

Të dhënat e fundit nga firma e hulumtimeve comScore thonë se sistemi më i madh operativ në SHBA ende mbetet platforma mobile e Google, Android, edhe pse pjesëmarrja e saj thuhet se ka rënë nga 52.5 për qind në 51.5 për qind, gjatë muajit korrik.

iOS, sistemi i dytë më i madh operativ është rritur në pjesëmarrje, përkatësisht nga 41.4 për qind në 42.4 për qind, gjatë periudhës së njëjtë kohore.

Windows Phone radhitet në vendin e tretë, me një rritje nga 3.3 për qind sa kishte në muajin prill në 3.6 për qind në muajin korrik. BlackBerry është platforma e katërt mobile me një rënie nga 2.5 në 2.3 për qind. Symbian mbetet e pesta, me një rënie nga 0.2 për qind, në 0.1 për qind.

Prodhuesi lider në SHBA ende është Apple, me 42.4 për qind të tregut, nga 41.4 për qind sa kishte në muajin prill, ndërsa Samsung është i dyti me 28.4 për qind, që është rritur nga 27.7 për qind sa kishte në muajin prill.


LG është prodhuesi i tretë me 6.4 për qind, i përcjellë nga Motorola me 5.7 për qind dhe HTC me 4.7për qind. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Motorola thuhet se tashmë është duke punuar në Razr 50s

Motorola thuhet se tashmë është duke punuar në Razr 50s

Teknologji
SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë

SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë

Teknologji
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Teknologji
Nëse sinjali juaj i Wi-Fi është i dobët në banesën ose shtëpinë tuaj, provojeni këtë

Nëse sinjali juaj i Wi-Fi është i dobët në banesën ose shtëpinë tuaj, provojeni këtë

Teknologji
Kalo në kategori