LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri: Pas fillimit të vitit 2024, QSHP do të ketë mundësi të rrisë pagën e punonjësve

Shaqiri: Pas fillimit të vitit 2024, QSHP do të ketë mundësi të rrisë pagën e punonjësve

Minsiti i Arsimit dhe i Shkencës, Jeton Shaqiri, sugjeron se nga fillimi i vitit 2024, drejtori i Qendrës Shtetërore të Provimeve (QSHP) do të ketë mundësi të rrisë pagën e punonjësve.

“Ka një marrëveshje të re kolektive, vendime të reja të Ministrisë së Financave dhe një mënyrë e re për rritjen e pagave. Nga janari, drejtori i QSHP-së do të ketë hapësirë ​​për të rritur pagat me 30 për qind. Unë mendoj se kjo do ta zgjidhë problemin. Unë kurrë nuk them se nuk kemi nevojë për paga më të larta. Por kur dikush në publik dëshiron të bëhet popullor dhe të bllokojë 500 mësimdhënës, kjo nuk është e drejtë”, tha Shaqiri.

Vazhdon greva në QSHP. Situata u përshkallëzua pasi punonjësit nuk morën rritjen e dëshiruar të pagave, pra ndryshimin e marrëveshjes së posaçme kolektive që do të lejojë rritjen e pagave me 25%.


Vazhdon greva e Qendrës Shtetërore të Provimeve në RMV, kërkojnë rritje të pagave
Lexo po ashtu Vazhdon greva e Qendrës Shtetërore të Provimeve në RMV, kërkojnë rritje të pagave

Rreth 700 kandidatë presin të aplikojnë për licencë të lëshuar nga QSHP, por për shkak të grevës kjo nuk do të ndodhë në këtë seancë, njoftuan dje në konference për shtyp. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se dialogu mes dy palëve duhet të vazhdojë deri në harmonizimin e plotë të pikëpamjeve.

QSHP e pezulloi grevën në maj, para maturës dhe arsyeja për këtë, siç thanë nga atje, ishte se ministri ka dashur të fusë të huajt në procesin e maturës shtetërore.

Sindikata e QSHP e nisi grevën më 25 prill me kërkesat për rritje të pagave për punonjësit dhe miratimin e kontratës së tyre kolektive. Sindikata ndalon të gjitha proceset për të cilat është përgjegjës QSHP. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Lajme
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori