LAJMI I FUNDIT:

Shala nënshkruan edhe dy udhëzime administrative

Shala nënshkruan edhe dy udhëzime administrative

Ministri i Ekonomi dhe Financa, në largim Ahmet Shala, ka nënshkruar të mërkurën dy udhëzime administrative. Udhezimet kanw tw bëjnë për raportim financiar të organizatave buxhetore dhe udhëzimin administrativ për fillimin e vitit financiar 2011.

Udhëzimi Administrativ. Nr. 16/2010 “Raportimi Financiar i Organizatave Buxhetore”, obligon të gjitha organizatat buxhetore për mënyrën dhe detyrimet për raportim, si edhe prezantimin e pasqyrave financiare individuale të organizatave buxhetore për vitin 2010.

Kërkohet që në kuadër të pasqyrave financiare duhet të jenë në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik. Organizatat buxhetore obligohen që deri me 31 janar 2010 të dorëzojnë pasqyrat financiare të tyre në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave.

Ndërsa, Udhëzimin Administrativ, Nr. 17/2010, “Fillimi i Vitit Financiar 2011”, kërkon që të gjitha organizatat buxhetore të përgatisin planin për rrjedhën e parasë së gatshme në pajtim me Ligjin për Ndarjet Buxhetore për vitin 2011. Të njëjtat plane t’ia dorëzojnë Departamentit të Thesarit para fillimit të vitit. Duke u bazuar në planet e pranuara Departamenti i Thesarit do të bëjë alokimin e fondeve.


Në lidhje me këto dy udhëzime, Departamenti i Thesarit do të mbajë një seminar me të gjitha organizatat buxhetore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Al Trade Center
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Kalo në kategori