LAJMI I FUNDIT:

Shala merr pjesë ne takimet pranverore të FMN-sё dhe BB-së

Shala merr pjesë ne takimet pranverore të FMN-sё dhe BB-së

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe guvernatori i Bankës Qendrore, Hashim Rexhepi gjenden në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrin pjesë në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, që do të mbahen më 22 – 25 prill në Washington DC.

Gjatë kësaj vizite, ministri Shala do të takohet me drejtorin menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn dhe me presidentin e Bankës Botërore, Robert Zoellick.

Ministri Shala, do të takohet edhe me përfaqësues të State Departamentit si dhe me përfaqësues të shteteve të ndryshme pjesëmarrëse në këtë ngjarje të rëndësishme. Gjatë kësaj vizite do të organizohet një takim edhe me përfaqësues të lobit shqiptarë në SHBA. /Telegrafi/