LAJMI I FUNDIT:

Shala: Kamatat mund të ulen me konkurrencë

Shala: Kamatat mund të ulen me konkurrencë

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, thotë se kamatat e larta nëpër bankat komerciale në vend, mund të ulen duke përmirësuar ambientin e biznesit për banka.

Në një prononcim për radion Blue Sky, ai tha se shpreson që kamatat do t’i ul edhe konkurenca, pasi, sipas tij, ka disa banka ndërkombëtare të interesuara për të hyrë në tregun kosovar.

Ministri Shala, pranon se kamatat janë të larta, nëse merren parasysh nevojat e ekonomisë kosovare për mjete financiare. Por, ai, në një mënyrë, i arsyeton bankat. “Në fund të fundit, është ambienti normativ dhe vetë ambienti i legjislacionit dhe i kushteve të një vendi, që përcakton edhe shkallën e kamatave dhe shkallën e perceptimit të riskut në një vend”.

Ministri Shala, shprehet se nuk janë vetëm bankat përgjegjëse për kamatat e larta, por, edhe institucionet publike: “Ka plot anë tjetra burokratike që duhet të përmirësohen, qofshin shkalla e efektshmërisë së gjyqësorit, shkalla e përmirësimit të dhënave dhe të drejtës së pronës, shpejtësisë së procedurave për zgjedhjen e kontesteve gjyqësore e problemeve tjera burokratike, që mund të dalin në ekzekutimin e ndonjë kolaterali, që ndonjë bankë e jep.


Prandaj, është një proces, ose obligim, që secili nivel, ose secila hallkë e institucioneve, të veprojë në mënyrë që mos t’i ipet institucionit që jep hua të ketë vështirësi në ekzekutimin e vendimeve për ndonjë mosrealizim të një kamate të dhunshme”, thotë Shala.

Ministri Shala, njëherëësh, shprehu besimin se kamatat do t’i ul edhe konkurrenca, pasi sipas informacioneve të tij, ka institucione të shumta financiare të interesuara për të hyrë në tregun e Kosovës.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve

As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve

Ekonomi
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Emona Center
Kalo në kategori