LAJMI I FUNDIT:

Sezoni turistik, 320 mijë pushues zgjodhën Velipojën

Sezoni turistik, 320 mijë pushues zgjodhën Velipojën

Sezoni turistik në plazhin e Velipojës ka shënuar nivel më të lartë pushuesish në krahasim me vitet e tjera. Sipas të dhënave nga pronarët e hoteleve që ndodhen në këtë plazh, por dhe nga agjencitë turistike, rezulton se që nga 1 qershori deri me 15 gusht kanë mësyrë në Velipojë mbi 320 mijë pushues.

Mësohet se 80 për qind e pushuesve kanë qenë rezidentë për pushime disaditore dhe të tjerët pushues njëditor.

Krahas shkodranëve, të cilët i qëndrojnë besnik plazhit të Velipojës, këtë vit ka pasur më shumë turistë nga Kosova si dhe qytetet e tjera të Shqipërisë, që e kanë zgjedhur këtë plazh për cilësinë e rërës dhe vlerat kurative të saj.

Ndonëse shërbimet publike këtë sezon turistik kanë qenë më të mira se vitet e kaluara, pushuesit kërkojnë të bëhet më shumë për higjenën dhe pastërtinë e plazhit.


Kjo, nisur dhe nga çmimet, që janë më të larta krahasuar me disa pika të tjera turistike. /balkanweb/