LAJMI I FUNDIT:

Serena humbet finalen dhe qetësinë

Serena humbet finalen dhe qetësinë

Fund interesant në gjysmëfinalen e femrave në US Open mes Serena Williams dhe belges Kim Klijsters të cilat rinisën lojën e lënë në mes për shkak të shirave.

Tenistja belge që është rikthyer në tenis pas shtatzënisë ka arritur të presë biletën e finales. Ajo fitoi setin e parë me rezultatin 6-4 por në setin e dytë, tenistja kampione në fuqi e këtij turneu, Serena Williams tensionohet pasi gjyqtarja nuk tha “Faull!” edhe pse Williams nuk e kishte vënë topin në lojë por kishte shkelur vijën me këmbë.

Në momentin që rezultati ishte në avantazh të Klijsters 5-4, Serena ka shkuar drejt gjyqtares duke e kritikuar por ajo nuk ka bërë asnjë reagim. Serena i thotë diçka në mikrofon por nuk dëgjohet. Rregullorja parashikon penalizimin në këtë rast por Serena nuk priti vendimin e supervizorit, duke i dhënë dorën belges Klijsters.

“Duhej të isha më e qetë por tashmë mbaroi gjithçka. Gjithsesi nuk i kam thënë se doja ta vrisja. Nuk jam zënë asnjëherë në jetën time përse duhej ta kërcënoja në këtë mënyrë?”, u mbrojt Serena në konferencën për shtyp.


Finalja do të luhet mes Kim Klijsters dhe polakes Karolina Wozniacki, e cila eliminoi 19- vjeçaren Wickmayer 6-3, 6-3. /tch/telegrafi/