LAJMI I FUNDIT:

Serbia nuk i vendos sanksione Rusisë pavarësisht kërkesës së BE-së

Serbia nuk i vendos sanksione Rusisë pavarësisht kërkesës së BE-së

Mediumi serb, nova.rs ka shkruar se në takimin e sotëm të Këshillit të Sigurisë së Serbisë është vendosur që mos të sanksionet shteti rus pas pushtimit të Ukrainës.

Siç mëson gazeta beogradase, Serbia nuk ka lëvizur prej vendimit të mëparshëm, i cili ishte marrë muaj më parë.

Atëkohë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kishte deklaruar se nuk do t’i vendosin sanksione shtetit rus ashtu siç kërkon Bashkimi Evropian, transmeton Telegrafi.


Baerbock: Serbia duhet të mbështes sanksionet kundër Rusisë nëse dëshiron të bëhet pjesë e BE-së
Lexo po ashtu Baerbock: Serbia duhet të mbështes sanksionet kundër Rusisë nëse dëshiron të bëhet pjesë e BE-së

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i këtij vendi, Nikola Selakoviq pretendon se katër shtete ia kanë komunikuar përmes notës verbale se kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Megjithatë, ai nuk ka dhënë asnjë detaj duke përfshirë emrat e shteteve për të cilat pretendon ai.

Nisma për anëtarësim, shqyrtimi i kërkesës dhe deklaratat pro dhe kundër – gjithçka nga procesi i aderimit në Këshill të Evropës
Lexo po ashtu Nisma për anëtarësim, shqyrtimi i kërkesës dhe deklaratat pro dhe kundër – gjithçka nga procesi i aderimit në Këshill të Evropës

Kjo nuk është hera e parë që Serbia bënë njoftime të tilla duke tentuar të pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ndryshe, dje edhe zyrtarisht Kosova ka dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në Këshillin e Evropës. /Telegrafi/