LAJMI I FUNDIT:

Serbia masovikisht do të ndërtojë banesa të lira

Serbia masovikisht do të ndërtojë banesa të lira

Ndërtim masiv i banesave të lira nëpër qytetet e Serbisë do të fillojë nga marsi i vitit 2010, paralajmëroi Qeveria serbe. Banesat të cilët do të ndërtohen sipas këtij modeli nuk do të jenë luksoze dhe do të jenë me madhësi prej 40 deri në 60 metra katror.

Çmimi i banesave ende nuk është definuar dhe do të varet nga më shumë faktorë – qyteti, lokacioni, çmimi i truallit ndërtimor, si dhe pjesëmarrja e ushtrisë ose e komunës në ndërtimin.

Çmimi i banesave të lira duhet të jetë i tillë që të mundësojë këstin e kredisë të paguhet nga rroga mesatare, por edhe përfitim për të gjithë në zinxhirin e projektimit dhe ndërtimit të tyre, theksoi ministry Duliq.

Në këtë project, Qeveria serbe nuk do të jetë investitor, por do të sigurojë dhe subvencionojë kredi banesore, dhe do të jetë moderator mes bankave , kompanive ndërtimore dhe blerësve.