LAJMI I FUNDIT:

Serbia Investon në industrinë e qumështit në Kosovë

Serbia Investon në industrinë e qumështit në Kosovë

Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq dhe drejtori i Përgjithshëm i kompanisë “Imlek” Sllobodan Petroviq, kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunim strategjik dhe investimeve të përbashkëta në ndërtimin e kapaciteteve për industrinë e qumështit në territorin e Kosovës, transmeton “Kurir”.

Qëllimi i ndërtimit të kapaciteteve prodhuese në industrinë e qumështit dhe rritja e sasisë së prodhimit të qumështit, sipas kësaj marrëveshje ka për qëllim rritjen ekonomike dhe për të inkurajuar fermerët të qëndrojnë në Kosovë.

Petroviq tha se qëllimi i “Imlek”, brenda kapaciteteve të saj, të jap kontribut të plotë për rimëkëmbjen ekonomike dhe zhvillimin social të Kosovës, të nevojshëm për mbijetesën e komuniteteve jo shqiptare.


Është paraparë që “Imlek” të ofroj ndihmë profesionale dhe financiare për të ndërtuar dhe për të zhvilluar aftësinë prodhuese të industrisë së qumështit. /Telegrafi/