LAJMI I FUNDIT:

Serbia do dalë nga recesioni në vitin 2010

Serbia do dalë nga recesioni në vitin 2010

Serbia do të dalë nga recesioni në fillim të vitit 2010, pasi në vitin që vjen do të shënojë një rënie të GDP-së me 3 për qind.

Deklarata është bërë nga ministri serb i Ekonomisë, Mlladen Dinkiç, i cili ka paralajmëruar se në tremujorin e fundit të 2009-ës vendi do të regjistrojë përmirësimin me të dukshëm të ekonomisë.

“Rënia e aktiviteteve ekonomike është ndalur dhe në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm situata do të stabilizohet plotësisht”, ka pohuar Dinkic.

Ai ka shtuar më tej se deficiti buxhetor i Serbisë në vitin 2009 do të arrijë në 4.5 për qind të GDP-së, që është nën mesataren e eurozonës. /Telegrafi/tch/