LAJMI I FUNDIT:

Serbët që 18 vjet me sistem paralel në arsim

Serbët që 18 vjet me sistem paralel në arsim

Nxënësit serbë në Kosovë vazhdojnë të mësojnë me planprogram të Serbisë, kurse mësimdhënësit e tyre marrin nga dy paga.

Këta mësimdhënës marrin pagë nga Kosova dhe nuk i përgjigjen Qeverisë së këtij shteti, duke i mësuar nxënësit e tyre sipas sistemit arsimor të Serbisë. Pagë marrin edhe nga Serbia. Deri më tash Qeveria e vendit nuk ka bërë publike asnjëherë se sa mësimdhënës serbë paguhen dyfish, shkruan “Zëri”.

Në komunën e Obiliqit janë në përbërje të sistemit arsimor katër objekte shkollore, në të cilat mësimin e zhvillon komuniteti serb.


Afërsisht e vijojnë shkollën rreth 400 nxënës, megjithëse numri i tyre ndryshon për shkak të mosdeklarimit të shënimeve të sakta nga institucionet arsimore të komunitetit serb.

Agim Spahiu, drejtor komunal për Arsim në Obiliq, konfirmon për gazetën “Zëri” se gjendja nëpër shkollat ku mëson komuniteti serb vazhdon të mbetet e njëjtë në këtë komunë. Ai thotë se dhe mësimi zhvillohet sipas planprogramit të Serbisë. “Gjithçka vazhdon njëjtë, nuk ka ndonjë ndryshim”, thotë Spahiu. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori