LAJMI I FUNDIT:

Sëmundjet e parazitëve përhapen në SHBA

Sëmundjet e parazitëve përhapen në SHBA

Një specialist i njohur amerikan për trajtimin e sëmundjeve tropikale, thotë se sëmundjet e parazitëve, të lidhura më së shumti me vendet në zhvillim, po vërehen përherë e më shpesh tek të varfrit e Amerikës.

Në një artikull të botuar në një revistë periodike akademike, Peter Hotez, profesor në Universitetin Xhorxh Uashington, thotë se sëmundjet parazitare të krimbave mund të infektojnë rreth një të katërtën e fëmijëve amerikanë apo hispanikë, në disa qytete në brendësi të Shteteve të Bashkuara.

Profesor Hotez shkruan se, në përgjithësi, shumë prej 12 për qind të amerikanëve që jetojnë në një formë varfërie, kanë gjasa të preken nga sëmundje parazitare të ngjashme me rastet që gjenden në vendet më të varfra në Afrikë apo në Amerikën e Jugut.


Profesor Hotez kërkon që Shtetet e Bashkuara të ndryshojnë prioritetet. Ai thotë se Amerika shpenzon qindra milionë dollarë për të luftuar ato, që ai i quan, kërcënime teorike dhe shpërfill përmasat e pranisë së sëmundjeve parazitare te banorët më të varfër të saj.

Këto sëmundje, në rastet më të shumta, përhapen nga jashtëqitja e qenve apo e maceve. Në artikullin e tij profesor Hotez bën thirrje për punë hulumtuese urgjente nga agjencitë e qeverisë amerikane lidhur me përmasat e këtij problemi. /bbc/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si të mbijetojmë 85 e më shumë vite

Si të mbijetojmë 85 e më shumë vite

Kalo në kategori