LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj apelon: Të gjithë kundër “ligjeve të Milosevicit”!

Selmanaj apelon: Të gjithë kundër “ligjeve të Milosevicit”!

Kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, ka marrë pjesë personalisht në protestën e organizuar sot në këtë qytezë kundër vendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës për çështjen e dy pronave shoqërore, të cilat pritet t’i jepen Manastirit të Deçanit. Ai ka deklaruar për Telegrafin, se pas kësaj proteste, institucionet qendrore, Kuvendi, Qeveria e gjykatat, duhet të reflektojnë dhe t’i japin fund aplikimit të vendimeve të kohës së Milosevicit.

“Deri tash përfaqësuesit këtyre institucioneve të cilave u jemi drejtuar nuk kanë reflektuar pozitivisht. Por, besoj që pas protestës dhe shprehjes së pakënaqësisë qytetare, do të ketë hapa pozitivë për të ndalur shkeljen e ligjit”, ka thënë Selmanaj.

Ai ka deklaruar se nuk duhet harruar se UNMIK-u i kishte shpallur të pavlefshme ligjet e aplikuara gjatë kohës së Milosevicit, ndërsa edhe në rastin e Ndërmarrjes Bletare “Apiko” dhe Ndërmarrjes Hoteliere “Iliria”, vendimi është marrë në vitin 1997.


Kjo çështje tashmë është dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Në protestën e mbajtur në Deçan morën pjesë mbi 1300 qytetarë. Pjesëmarrës ishte edhe Albin Kurti, lider i Lëvizjes Vetëvendosje. Protesta u zhvillua e qetë dhe pa incidente. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori