LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Milan ndaj Feronikelit do të paraqitet me fanella që asnjëherë më parë nuk ka dalë në fushë

Selimi: Milan ndaj Feronikelit do të paraqitet me fanella që asnjëherë më parë nuk ka dalë në fushë

Organizatori i ndeshjes Milan – Ferronikeli, Agron Selimi ka thënë se Milan do të vijë me komplet ekipin, pasi është obligim në bazë të marrëveshjes.

Selimi në “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini ka thënë se Milani tashmë e ka dërgua një listë ku përcjellës të skuadrës do të jenë edhe Maldini, Boban, Baresi etj.

Ai ka thënë se Milan është shumë i kujdesshëm për çdo detaj saqë sipas tij edhe grafikat që kanë bërë në Kosovë, i kanë anuluar duke krijuar grafikat e reja.


Selimi ka thënë se Milan do të paraqitet për herë të parë me dizajnin e ri të fanellave dhe sipas tij me ngjyrat e zeza Milani nuk është paraqitur asnjëherë më parë në histori.

“Luka-një nga drejtorët e Milanit, sot ma tha se ekipi do të paraqitet me fanellave që nuk ka luajtur asnjëherë më parë në histori”, tha Selimi.

Ai tha se Luka bashkë me të sot kanë zhvilluar një vizitë në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe ka ngelur i mahnitur nga kushtet e mira që janë bërë në këtë stadium.

Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejtë në RTV Dukagjini nga ora 20:45, por gjatë ditës së shtunë do të ketë mbulim special. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori