LAJMI I FUNDIT:

“Selfie” pa vend dhe me përshkrim banal (Foto)

“Selfie” pa vend dhe me përshkrim banal (Foto)

Një çift bashkëshortor, e kanë plasur në natën e Vitit të Ri, një “selfie” ku në sfond shihet një ndërtesë duke u djegur.

Fotografia e plasuar nga AR Alateeqi, përmban edhe një përshkrim shumë banal, ku shkruan: “Urime Vitit i Ri, Dubai im i dashur. Zoti të bekoftë dhe të ruaj, sepse nuk ndalon së befasuari edhe me fishekzjarrë kaq të mëdhenj”, transmeton Telegrafi.

Me gjithë fotografinë dhe përshkrimin patetik, nuk mungojnë komentet si: “Çfarë eventi interesant”, “Po dukeni të nxehtë” dhe “LOL”.

Por, ka pasur edhe të tillë, se kanë dhënë komente negative, duke e përshkruar këtë si një plasim të ulët dhe të pavend.


Ndryshe, autoritete e sigurisë në Dubai, ende nuk kanë dhënë ndonjë raport zyrtar, se si është djegur kjo ndërtesës që shihet në fotografi. /Telegrafi/