LAJMI I FUNDIT:

Sektori energjetik, sfidë për Kosovën

Sektori energjetik, sfidë për Kosovën

Përfaqësuesi i Bankës Botërore në Kosovë, Ranjit Nayak ka thënë për BBC-në se një nga sfidat kryesore për zhvillimin ekonomik të vendit është furnizimi i qëndrueshëm me energji elektrike.

Ai tha se kriza financiare globale ka qenë faktori kryesor që ka ndikuar në tërheqjen e dy investitorëve të huaj nga projekti për ndërtimin e termocentralit të ri.

Nayak premtoi vazhdimin e ndihmës së Bankës Botërore për zhvillimin e energjetikës dhe modernizimin e sektorit publik në Kosovë, ndërsa paralajmëroi mundësinë e investimeve edhe në sektorin privat.

Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në Bankën Botërore dhe në Fondin Monetar Ndërkombëtar do t’i mundësojë asaj që të ketë qasje në burimet financiare për zhvillimin e vendit.


Ai shprehu bindjen se me ndihmën e donatorëve ndërkombëtare, Kosova do t’i paguajë borxhet e trashëguara nga ish Jugosllavia dhe se në këtë mënyrë nuk do të ndikohet buxheti i vogël i saj. /BBC/