Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të jenë përgjegjëse për humbjen e Ukrainës nëse Kongresi refuzon kërkesën e administratës Biden për miliarda dollarë tjera për vendin e shkatërruar nga lufta, raporton Reuters.
“Së bashku me kolegët e mi fola me përfaqësuesit e Kongresit. Mendoj se ata e kuptojnë se kjo është një situatë shumë e vështirë, dhe se ne mund të mbajmë përgjegjësi për humbjen e Ukrainës nëse nuk sigurojmë fondet e nevojshme, duke përfshirë mbështetjen për buxhetin ukrainas, që është veçanërisht e rëndësishme,” tha Yellen në një deklaratë për gazetarët në Mexico City.
Para kësaj, shefi i kabinetit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy paralajmëroi se vonesa e ndihmës amerikane paraqet një rrezik të madh për ta, për shkak të të cilit Ukraina mund të humbë luftën kundër Rusisë pas gati dy vjetësh, transmeton Telegrafi.
Zelensky më pas anuloi fjalimin e planifikuar para anëtarëve të Kongresit, në të cilin po zhvillohen beteja për kërkesën e republikanëve që paketa financiare me vlerë 100 miliardë dollarë, përveç ndihmës për Ukrainën dhe Izraelin, të përfshijë edhe një rishikim të politikës së imigracionit dhe forcimin e kufijve amerikanë.
Kongresi amerikan ka miratuar më shumë se 110 miliardë dollarë për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022, por pasi republikanët morën kontrollin e shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve në fillim të vitit, nuk janë ndarë fonde shtesë për luftën në Ukrainë.
“Financimi i Ukrainës është gjithashtu një çështje kyçe për aleatët e Amerikës në Evropë, të cilët i japin asaj ndihmë shumë më bujare, për ta ndihmuar në luftën kundër agresionit rus”, tha Sekretarja amerikane e Thesarit.
“Ukrainës thjesht po i mbarojnë paratë. Ukraina shpenzon gjithçka që merr nga taksat për mbrojtjen dhe pagat për ushtarët dhe komandantët. Pa paratë që dërgojmë në shenjë mbështetjeje, do të mungonin shkollat, spitalet dhe ndihma e parë”, shtoi ajo.
Ndihma e SHBA për Ukrainën erdhi “me mekanizma të fortë kontrolli për të parandaluar korrupsionin dhe keqpërdorimin e fondeve”, theksoi Yellen.
“Sa i përket mbështetjes direkte për buxhetin e shtetit të Ukrainës, ajo do të kalojë përmes Bankës Botërore, masat mbrojtëse kundër korrupsionit të së cilës do të sigurojnë që paratë të përfundojnë në vendin e duhur, shtoi Sekretarja e Thesarit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës