LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu përshëndet anëtarësimin e Kosovës në BB

Sejdiu përshëndet anëtarësimin e Kosovës në BB

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu ka përshëndetur sot anëtarësimin e vendit tonë në Bankën Botërore, një vendim ky i marrë të mërkurën me shumicën e votave të Bordit të Guvernatorëve të Bankës Botërore.

Anëtarësimi në Bankën Botërore pason anëtarësimin muajin e kaluar të Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar, si dhe miratimin nga ana e Kuvendit të Kosovës të ligjit për anëtarësimin në këto institucione.

Presidenti Sejdiu e vlerësoi si shumë të rëndësishëm dhe historik anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bankën Botërore, si dhe ka falënderuar Bordin e Guvernatorëve të Bankës Botërore për vendimin e marrë pro anëtarësimit të vendit tonë në këtë institucion shumë të rëndësishëm financiar botëror.

Ai the se anëtarësimi në Bankën Botërore, sikur edhe anëtarësimi në FMN, do t’i krijojë vendit tonë shumë mundësi të reja për zhvillim dhe prosperim të përgjithshëm, sikur edhe përballje më të lehtë me sfidat që dalin si pasojë e krizës ekonomike globale.
Sejdiu gjithashtu e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm faktin se për anëtarësimin e Kosovës në Bankën Botërore kanë dhënë votën e tyre rreth 100 shtete, numër ky edhe më i madh nga shtetet që votuan pro anëtarësimit të Kosovës në FMN.


“Nga kjo del se pro pranimit të Kosovës kanë votuar edhe një numër i madh shtetesh që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, ndërsa votimi për anëtarësim në këto dy institucione financiare ndërkombëtare paraqet edhe një shenjë se këto shtete në të ardhmen e afërt do ta njohin Republikën e Kosovës”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Kalo në kategori