LAJMI I FUNDIT:

Sejdi Hoxha qon në kolaps Postën, nuk ka para as për paga

Sejdi Hoxha qon në kolaps Postën, nuk ka para as për paga

Nga një ndërmarrje profitabile, Posta e Kosovës është duke u përballur me shumë vështirësi pasi që kjo kompani nuk po arrin të realizoj të hyra të mjaftueshme. Si pasojë e kësaj në vend që të ketë rritje të pagave, kryeshefi ekzekutiv i Postës Sejdi Hoxha, pagat për muajin mars, punonjësve iu ka ekzekutuar me 15 për qind ulje. Ky vendim i kryeshefit është marrë pa pëlqim dhe koordinim të bordit të Postës.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, kryetari i bordit të Postës Halit Isufi, i cili përmes telefonit i ka thënë KosovaPress-it, se ekzekutimi i pagave në atë mënyrë nuk është dashur të ndodh por ai e ka arsyetuar vendimin e kryeshefit duke thënë se ka pasur arsye sepse Posta është duke u përballur me mungesë të mjeteve.
“Jo nuk është marr me vendim në bord, vendimi nuk është bërë në koordinim të bordit. Po në kushte normale duhet të vendos bordi”, ka thënë Isufi, përmes telefonit.

KosovaPress ka tentuar të kontaktoj edhe me kryeshefin e Postës, Sejdi Hoxha , për të marrë një prononcim lidhur me këtë çështje, mirëpo ka qenë e pa mundur kontakti me të.


Ndryshe, në Postën e Kosovë, e cila është e ndarë nga Telekomi dhe Vala janë të punësuar mbi 1 mijë punëtor.

Ndërkaq, Menaxhmenti i Postës së Kosovës, ka sqaruar se të gjithë punëtorët i kanë marrë pagat për muajin shkurt. Posta e Kosovës nuk është në kurrfarë kolapsi.

“Është e vërtetë se më 2 mars punëtorët kanë marrë 85% të pagës, por dje u është paguar edhe pjesa e mbetur prej 15%. Pra kjo çështje është mbyllur ashtu siç i ka njoftuar Menaxhmenti punëtorët. Që nga ndarja nga PTK, Posta e Kosovës ka rritur të hyrat vazhdimisht përmes shërbimeve dhe produkteve të reja, ngritjes së cilësisë në shërbime dhe efikasitetit në punë. Mirëpo, ka trashëguar sfida të mëdha pas ndarjes nga PTK e njëra nga to janë pagat e larta të punëtorëve”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

Menaxhmenti është i bindur se përmes projekteve të mëdha që ka lansuar vitin e kaluar siç është Shërbimi i Pagesave dhe projekteve tjera që do të lansohen së shpejti do të arrijë të krijojë të hyra edhe me të mëdha. /Telegrafi/