LAJMI I FUNDIT:

Schweinsteiger: Dëshiroj medalje, jo rekorde

Schweinsteiger: Dëshiroj medalje, jo rekorde

Mesfushori gjerman Bastian Schweinsteiger thotë se atij i interesojnë medaljet me Gjermaninë dhe jo statistikat për paraqitjen e tij me fanellën e përfaqësueses.

Në ndeshjen e të mërkurës kundër Azerbajxhanit, mesfushori i Bayern Munichut do ta shënojë paraqitjen e 70-të me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, ndërsa është vetëm 25-vjeç.

Me këtë moshë, Schweinsteiger mund ta thyejë rekordin të cilin e mban legjenda gjermane Lothar Matthaus, me 150 paraqitje për Gjermaninë.

“Më mirë do ta përfundoj karrierën me 90 paraqitje dhe ta fitoj Kupën e Botës ose Kampionatin Evropian, sesa ta përfundoj karrierën si lojtari me më shumë paraqitje pa fituar asnjë titull të madh”, ka thënë Schweinsteiger.