LAJMI I FUNDIT:

SAS lë pa punë 1500 punëtorë

SAS lë pa punë 1500 punëtorë

Aviotransportuesi skandinav SAS e zvogëloi personelin për 1.000 deri në 1.500 persona dhe do të fillojë program të ri me masa për kursim në lartësi prej rreth 200 milionë eurove, njoftoi sot Radioja suedeze.

Para një kohe të caktuar, siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Geteborgu, gjatë realizimit të programeve paraprake për kursim, mbi 1.000 persona u detyruan ta braktisin kompaninë.

Gjatë kuartalit të dytë të këtij viti, numri i udhëtarëve të linjave të SAS-it është zvogëluar për 17,1 për qind.

SAS kumtoi se ka humbje prej 100 milionë eurove gjatë kuartalit të dytë, derisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kompania ka realizuar profit prej rreth 13 milionë eurove.


Sot janë paralajmëruar edhe zvogëlime të pagave të personelit në aeroplanat e SAS-it për rreth 10 deri 20 për qind.

Në kumtesën për mediat, shefi i SAS-it, Mats Janson, sërish e thekson seriozitetin e gjendjeve në të cilat gjendet kompania dhe potencoi se bëhet fjalë për përpjekje për mbijetesë.