Franca është një nga vendet më të fuqishme ekonomikisht në Europë dhe një fjalë e saj ka vlerë të madhe, veçanërisht kur vjen nga Presidenti i vendit Nicolas Sarkozy.
Ai nuk është prononcuar shpesh në lidhje me krizën greke, duke ia lënë Gjermanisë rolin kryesor, por një ditë më parë, Sarkozi ka bërë një deklaratë interesante për krizën në Greqi dhe pasojën që ajo mund të ketë për monedhën europiane.
“Franca do ta mbështesë Greqinë dhe përpjekjet e saj për të reduktuar shifrën e lartë të deficitit buxhetor dhe nuk ka ndërmend që të shohë një vend se si “merr anën”. Nëse krijuam euron, monedhën e përbashkët, nuk mund ta lëmë një vend që të shkojë në falimentim, për më tepër një vend që është në Eurozonë. Përndryshe nuk do të kishte kuptim edhe vetë krijimi i euros”, ka deklaruar Sarkozi në një takim të bërë dje. “Ne duhet ta mbështesim Greqinë, sepse ata po bëjnë përpjekjen e tyre, ose përndryshe nuk do të ketë më euro”, ka shtuar shefi i Elizesë.
Kryeministri grek, Papandreu, po bën një turne ndërkombëtar në disa vende të Europës, për të përfunduar në Shtetet e Bashkuara në mënyrë që të mbledhë mbështetje për situatën në të cilën ndodhen financat në vendin e tij.
Të premten është takuar me kancelaren Merkel në Gjermani, ku ka marrë në përgjithësi mbështetje, por jo siguri për ndihmë të mundshme financiare.
Për sa i takon zyrtarëve francezë, edhe ata bënë të ditur se Greqia nuk ka nevojë për një ndihmë financiare në këto momente, por Presidenti Sarkozi e bëri të qartë që Parisi do ta ndihmonte Greqinë, nëse ajo nuk do të arrinte që të dilte e vetme nga kriza. “Euro nuk do të kishte kuptim nëse nuk do të kishte solidaritet mes nesh”, ka vazhduar Sarkozy.
Megjithatë ai ka shprehur një mendim që nuk është i artikuluar në ndonjë politikë apo hap konkret për t’u ndërmarrë e aq më tepër në ndonjë shifër.
Deri më tani, të gjitha vendet e tjera të Eurozonës po presin se në ç’mënyrë do t’ia dalë Athina e vetme uljes së deficitit buxhetor.
Asnjë nga vendet e zonës nuk ka premtuar për ndonjë ndihmë në para, ndërkohë që Gjermania është shprehur tërësisht kundër një hapi të tillë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në mbështetje të startup-eve në rajon e më gjerë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur