LAJMI I FUNDIT:

Santa Crus fton Tevezin në City

Santa Crus fton Tevezin në City

Përforcimi i ri i Manchester Cityt, Roque Santa Cruz, shpreson se edhe argjentinasi Carlos Tevez do ta ndjekë shembullin e tij dhe do të transferohet te ky klub.

Paguajani mbrëmë kompletoi tansferimin nga Blackburni në City për 17 milionë funte, ndërsa dëshiron ta ketë Tevez partner sulmi.

“Nëse Tevez vjen, ai do të jetë një përforcim i madh për klubin. Shpresoj se Tevez do të vijë në Manchester City. Dëgjova se kjo mund të ndodhë dhe do të ishte e shkëlqyeshme”, ka thënë Santa Cruz.