LAJMI I FUNDIT:

Samsung Z1 në Tizen pritet të debutojë së shpejti

Samsung Z1 në Tizen pritet të debutojë së shpejti

Samsung thuhet se do ta lëshojë modelin e ri të telefonit të saj nën 100 dollarë, i cili do të bazohet në sistemin operativ të kompanisë, Tizen. Modeli i telefonit të Samsung do të quhet Z1, dhe shumë shpejt pritet ta bëjë debutimin e shumë-pritur në treg.

Telefoni i lirë i Samsung ka qenë një lajm që nga koha e paralajmërimit të parë, pasi që do të bazohet në sistemin operativ të kompanisë, dhe jo në atë të Google, Android.

Fillimisht, Samsung Z1 ishte paraparë të lëshohet në Rusi vitin e kaluar, mirëpo kompania jugkoreane kishte thënë se i ka ngadalësuar planet e saj për lëshimin e këtij modeli të telefonit.

Në anën tjetër, Samsung ende nuk ka arritur të grumbullojë shumë aplikacione mobile që do ta bënin telefonin atraktiv për përdoruesit, mirëpo për momentin kompania ka vlerësuar se tregu indian është më i duhuri për ta bërë debutimin e telefonit të saj më të ri.


Samsung ende nuk ka njoftuar për ndonjë plan për lansimin e serisë së telefonave Z në tregjet më të konsoliduara – duke përfshirë Britaninë e Madhe, SHBA-në dhe Australinë – por suksesi apo dështimi i Tizen është jashtëzakonisht interesant të vrojtohet.

Me iOS Apple dhe Android Google si platformat dominuese në tregun mobil, një tjetër konkurrent i madh do të ofronte alternativa shumë të nevojshme dhe do të ndihmonte shumë për ta mbajtur tregun e freskët dhe konkurrues. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Teknologji
Brazili nuk është i vetëm - cilat vende e kanë ndaluar platformë X?

Brazili nuk është i vetëm - cilat vende e kanë ndaluar platformë X?

Teknologji
Mjetet e reja të YouTube mbrojnë krijuesit nga audiot dhe videot e rreme të gjeneruara nga AI

Mjetet e reja të YouTube mbrojnë krijuesit nga audiot dhe videot e rreme të gjeneruara nga AI

Teknologji
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Teknologji
Kalo në kategori