LAJMI I FUNDIT:

Samsung tejkalon Nokia në tregun e telefonave mobil

Samsung tejkalon Nokia në tregun e telefonave mobil

Kompania finlandeze Nokia deri së fundmi ka qenë kompania më e madhe e teknologjisë mobile. Ndërsa, tani kompania e cila deri tash kishte më shumë pajisje teknologjike për 14 vjetët e fundit, është zëvendësuar nga gjiganti tjetër i teknologjisë, Samsung.

Kompania jugkoreane tani ka marrur për qindjen kryesuese në tregun telefonik duke kryesuar në tre çerekët e fundit të këtij viti.

Samsung ka shitur një total prej 105.4 milion pajisje telefonike në mbarë botën për çerekun e vitit deri më 21 shtator, gjë që është 21 për qind më shumë se vitin e kaluar dhe bën që Samsung tani të ketë 23.7 për qind të tregut të telefonave mobil.

Përveç zotërimit të pozitës së parë në tregun telefonik, Samsung është gjithashtu edhe në krye të tregut të telefonave të mençur apo smartphone përderisa në të njejtën kohë Nokia në këtë treg ështe duke patur probleme me pozicionimin e kompanisë në krahasim me kompanitë tjera që kryesojnë tregun e telefonave të mençur. /Telegrafi/