LAJMI I FUNDIT:

Samsung sjell edhe versionin Galaxy S5 Plus

Samsung sjell edhe versionin Galaxy S5 Plus

Një version i ri i telefonit të fundit të Samsung është paraqitur në uebfaqen e kompanisë jugkoreane, përkatësisht modeli Samsung Galaxy S5 Plus, i cili përfshin karakteristika të ngjashme me Galaxy S5 4G+ që është lansuar në Singapor para një kohe.

Samsung Galaxy S5 Plus thuhet se do të vijë me procesor edhe më të shpejtë se modeli ekzistues, quad core 2.5GHz Qualcomm Snapdragon, për dallim nga S5 që vjen me procesorin Snapdragon 801.

Modeli i ri i telefonit, Samsung Galaxy S5 Plus gjithashtu pritet të vijë me ekranin prej 5.1 inç në Super AMOLED me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve, bashkë edhe me 2GB RAM dhe grafikat Adreno 420 GPU.

Karakteristikat tjera të Galaxy S5 Plus përfshijnë edhe 16GB memorie të brendshme, plus portin për microSD, dhe baterinë me 2800 mAh.


Kamerat e Samsung Galaxy S5 Plus janë të njëjta me ato të modelit ekzistues, përkatësisht në anën e pasme do të jetë kamera me 2MP, ndërsa ajo e pasmja do të sjell 16MP. Ndër tjera, S5 Plus do ta përfshijë edhe lidhjen për rrjetin LTE më të shpejtë, me shpejtësi të shkarkimit të të dhënave që shkon deri në 225Mbps.

Modeli i ri i telefonit të Samsung do ta ketë edhe sensorin për hapjen e telefonit me gisht, Android 4.4 KitKat, ndërsa pritet që telefoni të paraqitet në kontinentin tonë së shpejti. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Apple zbulon videolojën për Vision Pro që e kthen shtëpinë tuaj në një vend me fantazma

Apple zbulon videolojën për Vision Pro që e kthen shtëpinë tuaj në një vend me fantazma

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Teknologji
Ja çfarë do të thotë nëse në ekranin e telefonit tuaj ndizet një dritë e gjelbër ose portokalli

Ja çfarë do të thotë nëse në ekranin e telefonit tuaj ndizet një dritë e gjelbër ose portokalli

Teknologji
Kalo në kategori