LAJMI I FUNDIT:

Samsung shet 630 mijë Galaxy Note Edge

Samsung shet 630 mijë Galaxy Note Edge

Samsung Galaxy Note Edge ishte lansuar me Galaxy Note 4 në panairin e IFA-së shtatorin e kaluar, ndërsa tani kompania ka dhënë disa detaje për sasinë e shitjeve të pajisjes së saj.

Sipas një raporti të ri thuhet se Samsung ka shitur më shumë se 630,000 njësi të telefonit të saj Galaxy Note Edge, që nga debutimi i saj në treg.

Pajisja nuk është aq e famshme sa fableti Samsung Galaxy Note 4, e cila në total është shitur në 4.5 milionë njësi një muaj pas lansimit në treg, por edhe shitjet e Note Edge nuk janë të këqija kur dihet se kjo pajisje është më e shtrenjtë dhe hyn në një tjetër kategori.

Samsung do ta lansojë edhe gjeneratën e re të telefonit të saj – Samsung Galaxy S6 në Mobile World Congress muajin e ardhshëm, ndërsa pritet edhe prezantimi i versionit të ri të Note Edge që pritet të quhet Galaxy S6 Edge. (Telegrafi)