LAJMI I FUNDIT:

Samsung prezanton telefonin më të hollë deri më sot – Galaxy A7

Samsung prezanton telefonin më të hollë deri më sot – Galaxy A7

Samsung është vonuar pak me lansimin e Galaxy A5 dhe Galaxy A3 në Indi, ndërsa zyrtarisht i ka debutuar edhe dy modelet tjera të paralajmëruara në CES, Galaxy E7 dhe Galaxy E5.

Në një ngjarje zyrtare për lansimin e Samsung Galaxy A në Malejzi, Samsung gjithashtu prezantoi për të parën herë edhe telefnonin e saj më të hollë, Galaxy A7.

Samsung Galaxy A7 përbëhet nga trupi i metaltë, madhësia e ekranit prej 5.5" në 1080p Super AMOLED, ndërsa hollësia e telefonit është vetëm 6.3mm, apo 0.4mm më i hollë sesa Galaxy A5 dhe Galaxy Alpha.

Për më shumë, Samsung Galaxy A7 sjell edhe baterinë me 2,600mAh, procesorin me 64-bit Snapdragon 615 me octa-core në 1.5GHz, 2GB RAM, mbështetje për LTE dhe 16GB memorie të brendshme.


Samsung Galaxy A7 pritet të debutojë në shkurt, për një çmim të përafërt me 420 dollarë, apo rreth 354 euro. (Telegrafi)