LAJMI I FUNDIT:

Samsung nuk pajtohet me Apple!

Samsung nuk pajtohet me Apple!

Apple dhe Samsung janë në mes të disa betejave gjyqësore në vende të ndryshme të botës, nga të cilat Apple ka dal fitues, sepse një gjykatë amerikane e ka urdhëruar prodhuesin jug-korean, Samsung t’i paguajë rivalit të saj një dëmshpërblim në vlerë prej 1 miliard dollarëve.

Në ndërkohë, Apple është në gjyq edhe me rival të tjerë, njëri prej të cilëve është edhe HTC, e cila tani është pajtuar të paguajë licenca të patentave ndaj Apple, ndërsa Samsung ka thënë se nuk e ka ndërmend ta bëjë të njëjtën gjë.

Së fundmi, Samsung u ka thënë gazetarëve se kompania nuk e ka ndërmend të përcjell hapat e HTC-së, duke i paguar shuma për licencë rivalit Apple.

Siç dihet, Apple merr rreth 8 dollarë për çdo pajisje Android të cilën e shet rivali i saj HTC, dhe nëse Samsung do ta bënte një veprim të njëjtë, atëherë Apple do të fitonte edhe më shumë para, pasi që Samsung shet shumë më shumë telefona sesa HTC. / Telegrafi /