LAJMI I FUNDIT:

Samsung, Galaxy S4 me kamerë 13MP?

Samsung, Galaxy S4 me kamerë 13MP?

Ndërsa të gjithë presin që modeli i ri i telefonit të famshëm të Samsung, Galaxy S4 të paraqitet në treg dikur gjatë vitit të ardhshëm, disa thonë se kjo gjë do të ndodhë në Kongresin Botëror Mobil 2012, ngjarjen tradicionale të industrisë e cila mbahet në Barcelonë.

Modeli i ri i Samsung, Galaxy S4 thuhet se do të vijë me ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale pre 4.99 inç në teknologjinë Full HD Super AMOLED, rezolucion 1920 x 1080 piksel, ndërsa dihet se Samsung tashmë është duke punuar në versionin e ri të ekranit i cili do të shfaqet vitin e ardhshëm.

Specifikat tjera të Galaxy S4 përfshijnë edhe procesorin quad core Exynos 5450 me kapacitet prej 2GHz, si dhe kamerën e fuqishme me 13 megapiksel.

Edhe pse këto të dhëna janë krejtësisht jo-zyrtare, kur Samsung të lansojë modelin e ri të telefonit të saj galaxy S4, ju me siguri se do ta merrni vesh të parët në Telegrafi.com.